|
Turpi i ikonave serbe
nga Stephen Schwartz http://www.islamicpluralism.org/1516/turpi-i-ikonave-serbe Gjatë dekadës së fundit, nga kur ndodhi intervenimi i NATO-s, i udhëhequr nga SHBA-të, për të mbrojtur shqiptarët e Kosovës nga terrorizmi i Sllobodan Millosheviqit, ipeshkvi i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, Artemije Radosavljeviq, ka fituar një popullaritet të konsiderueshëm lokal dhe global. Karriera mediale e Artemijes ka filluar me pranimin e tij se nacionalistët serbë i kanë keqtrajtuar shqiptarët. Më vonë ai kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që minoriteti serb i mbetur në Kosovë, të përfitoj mbrojtje të përhershme nga prezenca ndërkombëtare. Ipeshkvi Artemije u bë vizitor i shpeshtë në SHBA kurse pas 11 shtatorit 2001 doli si i favorizuar i atyre të cilët në mënyrë të rrejshme e akuzonin tërë komunitetin shqiptarë myslimanë për xhihad. Ai nga manastiri i Graqanicës në enklavën serbe që gjendet afër Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës, e drejtoi një propagandë të palodhshme me të cilin shqiptarëve u atribuoheshin krime të tmerrshme kinse i kanë kryer kundër serbëve. Aty, Artemije dhe shoqëruesit e tij, kanë qenë të mbrojtur me ngulm nga forcat suedeze dhe nga forcat tjerat anëtare të NATO-s. Në fakt, shqiptarët e Kosovës në mënyrë të vazhdueshme kanë shprehur kundërshti ndaj islamit radikal. Përgjigja e shqiptarëve ndaj infiltrimeve ekstremiste ka qenë e artikuluar mirë dhe transparente. Për kontrast, një ballafaqim i këtillë i ka munguar ipeshkvit Artemije. Viteve të fundit ekspertët e Ballkanit e kanë hedhur në shesh një fakt të pashije të Artemijes i cili mundohej, duke i prirë një iniciative, që të shenjtëroj Nikolaj Velimiroviqin (1882-1956), një klerik serb simpatizues i nazizmit, i cili vdiq si emigrant në SHBA por që në vitin 2003 kishte hyrë në kalendarin e serbëve të shenjtë. Nikolaj Velimiroviq ka qenë një figurë jashtëzakonisht e çuditshme. Ai ka qenë i kapluar nga urrejtja korrozive ndaj hebrenjve për të cilët kishte thënë se ishin "inspiruar nga duhma e rëndë e Satanit". Sipas Velimiroviqit " djalli i kishte mësuar (hebrenjtë) si të qëndrojnë në kundërshtim me Birin e Zotit, Jezu Krishtin. Djalli i ka mësuar këta me shekuj si të luftojnë kundër bijve të Krishtit, kundër Fëmijëve të Dritës, kundër atyre që ndjekin rrugën e Ungjillit dhe jetës së amshueshme". Ndoshta aspekti më bizarë i këtyre rreshtave është se u ato u shkruan gjatë kohës kur Velimiroviq ishte i burgosur nga gjermanët në Dahao për një kohë të shkurtë kah fundi i luftës. Në të njëjtin tekst Velimiroviq deklaron se " idetë moderne që përfshijnë demokracinë, grevat, socializmin, ateizmin, tolerancën fetare, pacifizmin, revolucionin global, kapitalizmin dhe komunizmin janë krijuar të gjitha nga hebrenjtë apo nga babai i tyre, Djalli". Velimiroviqi, gjithashtu, ka përqafuar obsesione të çuditshme kundër zbulimeve bashkëkohore siç është teleskopi, mikrofoni, mikroskopi, makina me avull, hekurudha, nëndetëset dhe aeroplanët. Ai thoshte se të gjitha këto zbulime janë " të drejtuara kundër Krishtit". Si shtesë, ai shprehu fobi edhe nga sapuni dhe uji, duke proklamuar se hebrenjtë e kanë futur Evropën në "një mani për pastërti … Ujësjellësi, ujësjellësi, ujësjellësi! Banjat, banjat, banjat. Pastërtia, pastërtia, pastërtia! Dhe të gjithë janë të lodhur duke u larë dhe duke u pastruar jashtë". Mundimet për ta kanonizuar këtë individ ekscentrik janë udhëhequr nga Ipeshkvi Artemije i Kosovës, i cili ka shkruar se " duke qenë i mëshiruar nga rryma e ngrohtë e ortodoksisë, gjeniu Nikolaj u bë i shenjti Nikolaj". Ipeshkvi Artemije, i supozuari mbrojtës i religjioneve dhe pluralizmit etnik, u përkrahë në fushatën e tij për shenjtërimin e Velimiroviqit edhe nga tre udhëheqësit tjerë religjioz serbë. Këtu u përfshi edhe Amfilohije Radoviq, metropolitani serb i Malit të Zi. Amfilohije ka qenë edhe inspirues i terroristi serb të njohur si "Arkan" (Zeljko Razhnatoviq), i cili qe vrarë në Beograd në vitin 2000. Dy figurat tjera teologjike serbe, që janë të përkushtuara në promovimin e Velimiroviqit, urrejtësit të hebrenjve, janë ipeshkvi Atanasije Jevtiq nga Bosnjë e Hercegovina dhe ipeshkvi Irinej Buloviq nga Novi Sadi. Këta katër kanë qenë prominentë në ringjalljen e shfrenimeve ultra nacionaliste në mesin e serbëve në vitet '80-ta, e cila gjë qoi në luftërat e përgjakshme ballkanike në vitet e '90-ta. Megjithatë, në Washington, ku biografët shpesh ekzaminojnë prijësit e religjioneve ( këtu duhet përfshirë një numër të myslimanëve radikal), ipeshkvi Artemije ka mashtruar shumë njerëz. Karrierës së Artemije Radosavljeviqit, në punën e tij të veçantë për serbët e Kosovës, si duket i ka ardhur fundi pa ndonjë rast që një ditë të kanonizohet për aktivitetet e tija. Autoritetet kishtare serbe e kanë hequr nga pushteti dhe e kanë zëvendësuar me një ekstremist tjetër që quhet Atanasije Jevtiq. Artemije, i cili më shumë se një herë erdhi në SHBA për t'i denoncuar shqiptarët e Kosovës dhe Deklaratëne tyre të Pavarësisë dhe dhe për ta sulmuar presidentin Bush për shkak që i përkrahte shqiptarët, është ndërruan nga Kisha e tij për shkak se kishte bërë të mundshme "abuzimin financiar" të donacioneve të besimtarëve. Pushteti serb ka lëshuar urdhër për arrestim të Simon Viloskit, një mik i Artemijes, i cili akuzohet se i ka keqpërdorur rreth gjysmë milioni dollarë që ishin caktuar për rindërtim të kishave serbe. Ky ndërrim në lidershipin e tyre pat provokuar shkëmbimin e grushteve në manastirin e Graqanicës të cilat qenë incizuar me 13 shkurt, një ditë para se të fillonte agjërimi për pashkët ortodoks. Artemije, avokati i falsifikuar për pajtim ndërfetar, është quajtur "version vahabist ortodoks" nga Branko Miliq një blloger i pavarur serb. Sidoqoftë, Kosova është larg nga Amerika dhe brengat e saja të drejtpërdrejta të politikës së jashtme. Por, mashtrimet e Artemije Radosavljeviqit sikur edhe patronazhi i disa politikanëve amerikanë për te, pa dyshim do të harrohen. Disa fanatikë pro serbë mund edhe të gjejnë mënyrë për ta fajësuar Artemijen për turpin ndaj shqiptarëve të Kosovës. Por me fatin e tyre shpirtëror në duart e këtyre hipokritëve dhe me prospektet e tyre politike të lidhura me intrigat e Beogradit, siç po inkurajohen nga Rusia e Putinit, ardhmënia e serbëve në Kosovë është e zbehtë. Shënim: Teksti në gjuhën angleze i këtij neni është i arritshëm në http://www.islamicpluralism.org/1487/serbian-icons-tarnished Note: The English-language text of this article is accessible at http://www.islamicpluralism.org/1487/serbian-icons-tarnished (Përktheu: Daut Dauti) Tema të ngjashme: Albanian Muslims, Kosovo receive the latest by email: subscribe to the free center for islamic pluralism mailing list |
Latest Articles |
|||
© 2025 Center for Islamic Pluralism. home | articles | announcements | spoken | wahhabiwatch | about us | cip in the media | reports external articles | bookstore | mailing list | contact us | @twitter | iraqi daily al-sabah al-jadid |