|
Vetëvendosje po më injoron për shkak se jam kundër Islamit radikal
|
Flamuri i kombit shqiptar. |
Gazetari amerikan, Stephen Sylejman Schwartz që e paraqet veten edhe si njëri ndër amerikanët më pro-shqiptar thotë se e ka ndihmuar Lëvizjen Vetëvendosje!, partinë e Albin Kurtit, që nga themelimi i saj, por "shokët" e kësaj partie tash ia kanë kthyer shpinën.
Stephen Sylejman Schwartz me një imazh nga Fototekën Kombëtare "Marubi" – Fotografi nga Visar Duriqi, 2014. |
"Ndoshta janë të shqetësuar që të bashkëpunojnë për shkak të fushatës që unë dhe kolegët e mi e kemi bërë kundër Islamit radikal", është shpjegimi që jep S. Schwartz në një intervistë për Express.
Express: Cila është ndihma që ju i keni dhënë Lëvizjes Vetëvendosje! në fillet e saj?
S. Schwartz: Që prej se unë dhe kolegët e mi jemi njohur me Lëvizjen Vetëvendosje! në vitin 2006, unë e kamë mbështetur Lëvizjen, Albin Kurtin dhe programin e tyre, dhe pikëpamjet e tyre duke publikuar një numër artikujsh në mediat amerikane e po ashtu edhe mediat shqiptaro-amerikane. Kam marrë pjesë dhe kam raportuar për demonstratat e tyre dhe ngjarjet tjera. Kam kritikuar UNMIK-un dhe EULEX-in në linjat siç ata kanë propozuar. U kam dhënë gjithashtu një numër të prezantimeve për anëtarët e tyre në Islam. E di që askush tjetër nga SHBA ose nga komuniteti i jashtëm shqiptaro-amerikan, nuk u ka ndihmuar në mënyrë të ngjashme.
Express: Pse keni vendosur ta përkrahni këtë subjekt?
S. Schwartz: Kemi qenë entuziastë për Lëvizjen Vetëvendosje! sepse jemi pajtuar me mënyrën se si kanë dhënë kritikat për atë që ne e kemi quajtur "mafia ndërkombëtare njerëzore" dhe për rolin e tyre në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kosovë. Kemi parë një paralele ndërmjet një fuqie të imponuar ndaj qytetarëve lokalë në të dyja vendet nga ndërmjetësuesit ndërkombëtarë dhe kemi shpresuar të shihnim lëvizje të tilla gjithandej kundër ndërhyrjes si në Bosnjë ashtu edhe në Kosovë.
Express:A ju kanë kontaktuar liderët e Vetëvendosjes kur ishin në vizitë në Amerikë?
S. Schwartz: Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje! kanë ardhur në Amerikë, pa na konsultuar neve.
Express: Pse mendoni që e kanë bërë këtë?
S. Schwartz: Besoj se LVV është dehur nga sensi i të kuptuarit ideologjik të secilës temë dhe nuk mendon se ka nevojë të këshillohet nga ata që mund t'u ofrojnë ndihmë serioze në SHBA.
Express: Sikur të ju kontaktonin, cila do të ishte ndihma që do te ju ofronit: Me cilët njerëz do të mund t' iu organizonit takime?
S. Schwartz: LVV do të mund të takonte në Amerikë përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë, opozitarë Republikanë që e mbështesin Kosovën, si shembull konkret Senatorin John McCain dhe liderë mediash. Ata nuk kanë ndikim te asnjëri nga këta faktorë. Përveçse kanë shkëmbime me Daniel Serwer, ndikimi i të cilit në SHBA është margjinal dhe negativ, si dhe kanë merr pjesë në ngjarje të zakonshme në Amerikë, por zakonisht janë injoruar.
Express: Cili është raporti juaj momental me lëvizjen që e keni përkrahur haptazi, Lëvizjen Vetëvendosje!?
S. Schwartz: Ata nuk u përgjigjen e-maileve të mia. Kjo është një situatë që nuk përkon me raportet e mira që i kemi pasur në të kaluarën, dhe për të cilën unë konsideroj, si çdo person që do të mund të konsideronte po të ishte në pozitën time, një lloj shprehje e distancimit ose e tjetërsimit.
Express: Pse m endoni që ata nuk po pranojnë të takohen me ju?
S. Schwartz: Që prej se ata konsiderojnë se është e parëndësishme të më kontaktojnë, unë nuk kam ndonjë ide. Ndoshta ata të gjithë janë të pushtuar nga punët politike. Ose ndoshta janë të shqetësuar që të bashkëpunojnë për shkak të fushatës që unë dhe kolegët e mi e kemi bërë kundër Islamit radikal. Ose ndoshta janë të pakënaqur për shkak të politikës sonë të hapur ndaj të gjitha forcave politike të përgjithshme në Kosovë, përfshirë PDK-në, AAK-në dhe LDK-në, që përkundër LVV, e kundërshtojnë Islamin radikal.
Express: Cila mendoni që do të jetë e ardhmja e kësaj lëvizje dhe a do të arrij ajo ndonjë herë ta udhwheq Qeverinë e Kosovës?
S. Schwartz: LVV vazhdon të gëzojë një kredibilitet të madh, dhe Albin Kurti konsiderohet si një person me prestigj për shumicën e kosovarëve të zakonshëm. Nëse ata qëndrojnë stabil dhe nuk i dorëzohen egoizmit, ata mund të fitojnë një mbështetje të madhe dhe të marrin përgjegjësi edhe më të mëdha politike. Por ata duhet të mësojnë t'a racionalizojnë punën e tyre dhe ta provojnë këtë pandërprerë, ditë për ditë.
Express: Si e shihni radikalizimin e përfolur të Islamit në Kosovë?
S. Schwartz: Nuk mendoj se Islami radikal ka një përhapje gjigante në mesin e myslimanëve të zakonshëm kosovarë. Radikalizmi ka "pengjet" e tij, siç është për shembull Efendi Naim Tërnava.
Por, është e qartë se mbajtësit e "mjekrave dhe mbulesave" nuk e kanë zgjeruar ende fushën e tyre të ndikimit.
Express: Kush mendoni që po e ndihmon radikalizmin e islamit në Kosovë?
S. Schwartz: Besoj se ka disa pjesë të ndara të zhgënjyera që influencojnë njerëz të ri, për të cilët Islami radikal është një modë. Por mendoj se si të gjitha modët tjera edhe kjo është e destinuar të dështojë.
Express: A ka wahabi në Kosovë dhe sa mendoni se është numri i tyre dhe pozitat e tyre në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK)?
S. Schwartz: Mendoj se Wahabizmi dhe përfaqësimi i ideologjisë së "Vëllazërisë Myslimane" paraqet një problem serioz në Kosovë, para se gjithash për shkak të gatishmërisë së tyre për të përhapur dhunë kundër të moderuarve, tradicionales, spiritualizmit madje edhe myslimanëve konservativë (por jo radikalë). Megjithatë, nuk besoj se dikush është i frikësuar nga kjo forcë, madje edhe ata që kanë qenë viktima të saj.
Fatkeqësisht, radikalët kanë pranuar komandën nga BIK-u, por një rezistencë ndaj këtyre intrigave është shfaqur dhe po merr forcë.
Express: Kush po i përkrah wahabinjët në Kosovë dhe si?
S. Schwartz: Besojmë se ka një mbështetje për Wahabizmin nga organizata të ndryshme botërore që dalin të jenë të lidhura me institucione dhe individë nga Mbretëria Arabe, por ne nuk mendojmë se Wahabizmi global "da'wa" është i financuar tani nga vendet arabe apo nga ulemaja (dijetarët)zyrtare saudite.
Kemi, megjithatë një mbështetje që del të jetë e infiltruar nga Wahabizmi në Beograd, mbështetur edhe nga strategjia e stilit ruspër të ndarë shqiptarët dhe myslimanët tjerë në mënyrë që t'i rezistojnë imperializmit ortodoks, ashtu siç e kemi parë në Maqedoni, Sanxhak dhe në Kaukaz.
Express: Në Kosovë është arrestuar një grup prej 6 të rinjsh kosovarë-shqiptarë, që dyshohen për akte terroriste: Si komentoni këtë rast?
S. Schwartz: Islami radikal përfaqëson një kërcënim madhor për të ardhmen e kombit shqiptar, në Kosovë, Maqedoni, Serbinë e Jugut dhe Sanxhak, ngjashëm si terrorizmi çetnik. Çetnikët dëshironin të vrisnin shqiptarët fizikisht, por islamistët duan t'i shkatërrojnë ata shpirtërisht.
Express: A prisni që të ketë edhe raste të tjera të kësaj natyre?
S. Schwartz: Jo, ne besojmë se Islami Radikal është në rënie në Arabinë Saudite dhe në Iran. Regjimi islamist në Turqi gjithashtu është në krizë.
Dështimi i "Pranverës arabe" ka diskredituar ideologjinë islamiste. Islami radikal na paraqitet më i fortë në shtetet e dështuara si Pakistani dhe Afganistani, në Irak, në disa vende margjinale në Afrikë, në diasporën e Azisë së Jugut dhe në Britani. Gjithkund po dobësohet. Ndërkohëmyslimanët sunitë përreth botës janë ta alarmuar nga rritja e brutalitetit që po ndodhë ndaj myslimanëve të pafajshëm në Siri, nga jo-myslimanët "Bashariyya", kauza e Sirisë nuk ka shkaktuar një reagim global siç është parë në rastin e luftës anti-ruse në Afganistan ose atë anti-çetnike në Bosnjë e Hercegovinë .
Express: Cila është zgjidhja e problemit të radikalizmit të Islamit në Kosovë dhe mbajtjes së wahabinjëve nënë kontroll?
S. Schwartz: E vetmja zgjidhje e problemit të islamit radikal është triumfi i një lidershipi të moderuar myslimanësh, qoftë në shumicën myslimanë ose në pakicën. Islami ka mbijetuar për 14 shekuj pa ndërhyrjen e këtyre mercenarëve, vagabondëve dhe banditëve. Islami do të mbijetojë aq sa donë Allahu subhanewata'la, bazuar në mëshirë, por në formën e tij të moderuar, tradicionale e edhe konservative por jo radikale.
[Shënim: Teksti në gjuhën angleze i këtij neni është i arritshëm në http://www.islamicpluralism.org/2349/the-kosovar-self-determination-movement-levizja.
Note: The English-language text of this article is accessible at http://www.islamicpluralism.org/2349/the-kosovar-self-determination-movement-levizja.]
Tema të ngjashme: Albanian Muslims, Balkan Muslims, European Muslims, Kosovo, Wahhabism receive the latest by email: subscribe to the free center for islamic pluralism mailing list
Note: The content of external articles does not necessarily reflect the views of Center for Islamic Pluralism.
Latest Articles
home | articles | announcements | spoken | wahhabiwatch | about us | cip in the media | reports
external articles | bookstore | mailing list | contact us | @twitter | iraqi daily al-sabah al-jadid