|
«Frikë e madhe» në Kosovë
nga Stephen Schwartz http://www.islamicpluralism.org/2479/frike-e-madhe-ne-kosove
Komuniteti mysliman global po vuan prej një krizë të thellë. Dështimi i «Pranverës arabe» ka çuar, në rastin më të njohur, në gjakderdhje të tmerrshme në Siri. Në këtë kërdi fajtorë janë edhe diktatura e Damaskut e Bashar al-Assadit, që mbështetet prej regjimit iranian, edhe «Shteti Islamik» ultravahabist, që kundërshton rezistencën civile. Kurdët turq, irakianë dhe sirianë, kryesisht majtistë në qasjen e tyre politike, kanë ofruar të vetmen rezistencë të drejtpërdrejtë efektive kundër «Shtetit Islamik», megjithëse kurdët po ndihmohen prej bombardimeve ajrore të prira prej amerikanëve. E obsesionuar me kundërshtimin e saj ndaj kërkesave politike dhe kulturore kurde, Turqia ka lejuar ndihmën të vërshojë «Shtetin Islamik». Katari akuzohet ngjashëm për dhënie ndihme xhihadistëve në Siri. Në Irak, qeveria e prirë prej kryeministrit Haider Al-Ahadi po sfidohet edhe më tej prej «Shtetit Islamik». Konflikti shkatërrimtar ka nisur të përhapet anembanë Jemenit, i cili në fakt nuk ka më qeveri. Me rëndësi të veçantë në historinë e krishterë, hebraike dhe islamike, Jemeni është fushëbeteja e re për dominim ndërmjet mbështetësve sunitë dhe një grupi heterodoks fisnor shiit, huthive, që mbështetet prej Iranit dhe përkrahësve të ish-diktatorit Ali Abdullah Saleh, një shiit jo-huthi. Irani ka dërguar nëndetëse në gjiret e Baba Al-Mandabit, ndërmjet Jemenit dhe brigjeve afrikane. Por kanali i njohur profesional i lajmeve «Al-Arabiya» me seli në Dubai ka njoftuar më 11 prill se autoritetet e brishta jemenase të presidentit të rrethuar Abd Rabu Mansur Hadi kanë urdhëruar ndalimin e ankorimit të çfarëdo anijesh të huaja në portet e vendit. Vala e mijëra «muxhahedinëve» të huaj në Siri tashmë ka rënë në sy të të gjithëve, më shumë sish që vijnë prej komuniteteve të mëdha e të vogla myslimane të shpërndara gjithandej prej Amerikës Veriore deri në Malajzi. Në kohën kur Mbretëria Saudite ka rrokur flamurin prijës të koalicionit ushtarak sunit kundër «Shtetit Islamik» dhe ka kryer aksione kundër uzurpimit nga huthit në Jemen, Riadi ka dështuar të kërkojë ndihmë prej vendeve të tjera të rajonit. Siç është përshkruar në një shkrim të 10 prillit të gazetës londineze «Financial Times» Pakistani ka refuzuar kërkesën e sauditëve për të dërguar trupa tokësore në Jemen. Pakistani është aleat i Mbretërisë Saudite, por ka minoritet të rëndësishëm shiit në popullsinë e tij dhe një vijë të gjatë të përbashkët kufitare me Iranin. Rekrutimi për të ashtuquajturin «Shtet Islamik» është shoqëruar me rritje të incidenteve terroriste në shtetet perëndimore. Autoritetet në Kosovë (me popullsi myslimane prej rreth tetëdhjetë për qind) dhe në Bosnjë-Hercegovinë (me rreth 45 për qind të popullsi myslimane) kanë kriminalizuar pjesëmarrjen në terrorin xhihadist në Siri dhe Irak, si dhe kanë arrestuar pjesëmarrës të dyshuar në fushata të «Shtetit Islamik». Myslimanët e Ballkanit – veçanërisht në Kosovë e Shqipëri – kanë probleme shtesë. Asnjëri shtet nuk është përnjëmend i pavarur dhe asnjëra shoqëri nuk ka qenë e zonja të funksionojë normalisht që nga luftërat e Ballkanit në vitet nëntëdhjetë. Bosnjë-Hercegovina vazhdon të mbetet e ndarë prej serbëve, që kërcënojnë me shpallje të pavarësisë së përhershme të zonës së tyre në veri dhe lindje të Bosnjës. Veriu i Kosovës është objekt i intrigave të ngjashme. Rinia e Kosovës po largohet në përpjekje për të gjetur jetë më të mirë në shtetet më të zhvilluara perëndimore. Shumica e shqiptarëve të Kosovës, që janë larguar prej atdheut të tyre, kërkojnë të sigurojnë azil në Gjermani. Mënyrat dhe mjetet e përpjekjeve janë demoralizuese për ta. Burime brenda Qeverisë gjermane bëjnë të ditur se së paku 30 mijë shqiptarë të Kosovës e kanë lëshuar në janar dhe shkurt republikën e Ballkanit. Kujtoj se sa kisha jetuar në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-99 kisha parë shqiptarë në territor dhe jashtë, disa prej të cilëve kishin shkuar me familjet e tyre në Bosnjë-Hercegovinë për t'iu shmangur terrorizmit serb. Atje pastaj ishin përballur me problemin e mosdhënies së dokumenteve të udhëtimit dhe mosnjohjen e nacionalitetit të tyre. Nëse i donin dokumentet, duhej të aplikonin për pasaportë jugosllave (atëherë serbo-malazeze). Por pak prej tyre dëshironin të përpinin turpërimin pas konfliktit në të cilin ata u çliruan nga sundimi i Beogradit që të pranonin identifikim të tillë. Atëherë i mëshoja fort në të timen pa kurrfarë ndjenje faji se shqiptarët e Kosovës duhet të ktheheshin në shtëpitë e tyre dhe të ndërtonin një shtet të ri, meqë Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja ishin zotuar të mbronin të drejtat e tyre në terren e jo t'i inkurajoja të kërkonin të përfitonin prej statusit të refugjatit në Bashkimin Evropian. Disa miq joshqiptarë më kishin akuzuar si «anti-imigrant». Nuk isha i tillë; isha pro-Kosovës. Kanë kaluar pothuajse gjashtëmbëdhjetë vjet dhe e kam kuptuar shkallën e ankthit me të cilën përballen shqiptarët e Kosovës që të marrin mundin të largohen prej vendit të tyre. Nën mandatin e Bashkimit Evropian, që ende sundon në fakt Kosovën, 60 për qind e rinisë është e papunë, bën të ditur një raport i BBC-së. Kosova ka fituar statusin zyrtar të shtetit të pavarur më 2008, por mbetet e bllokuar në rrugën e saj të anëtarësimit në BE. Shteti i ri vazhdon të jetë i përjashtuar prej udhëtimit pa viza në Evropë. Dhe kështu shqiptarët e rinj të Kosovës, që do të refuzonin pasaportën serbe në fund të luftës së viteve 1998-99, tani e pranojnë këtë denigrim. Meqë Serbia ka hapur kufirin me Hungarinë, kalimi prej Kosovës në Serbi e bën të mundshme arritjen në Hungari, Austri dhe Gjermani. Rinia shqiptare e Kosovës duket se i ka çuar duart prej të ardhmes së mundshme në vendin e saj. Liderët shqiptarë tani luten para të rinjve të tyre që të refuzojnë rrugën ilegale të imigrimit. Të hënën e 19 marsit, Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuesi (BIRN) nxori një raport turpërues se si emigrantët nga Shqipëria fqinje, që i ka kufijtë të hapur me Maqedoninë, Bullgarinë, Austrinë dhe Spanjën, po trafikohen nëpërmjet rrugës ilegale drejt Meksikës dhe pastaj po kalojnë kufirin jugor për të arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Numri i shqiptarëve të kapur prej autoriteteve në kufirin meksikano-amerikan është i vogël – 56 në vitin 2012 dhe 487 më 2013, bën të ditur BIRN. Skenari do të prodhohej për paranojë anti-islamike, meqë 70 për qind e shqiptarëve të Shqipërisë janë myslimanë, por këto pretendime eventuale i hedh poshtë raporti i BIRN-it që përshkruan se në mesin e emigrantëve ilegalë ka edhe shqiptarë katolikë të zonës kufitare me Malin e Zi. Megjithatë, thënë troç, imazhi i shqiptarëve si «të huaj ilegalë» dëmton të gjithë anëtarët e komunitetit të tyre. Varësia e përhershme e Kosovë dhe e Bosnjë-Hercegovinës prej autoriteteve të BE-së ka paraqitur pengesa serioze për rimëkëmbje ekonomike në këto shtete, pa përmendur këtu nivelet e shkollimit dhe të ndërmarrësisë në këto vende që lënë shumë për të dëshiruar. Ministri i Jashtëm dhe ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci në një intervistë në portalin gjerman të lajmeve, «EurActiv» të datës së 18 shkurtit ka thënë se bashkëqytetarët e tij «i duan shpejt standardet evropiane, dhe janë lodhur prej transicionit. Rritja ekonomike nuk ka krijuar mjaft vende pune». «Frika e madhe» është një shprehje e përdorur për të përshkruar pakënaqësinë rurale, nganjëherë të dhunshme në fillim të revolucionit francez më 1789. Krahina të mëdha të mbretërisë ishin zhytur në panik dhe revoltë. Një ankth i ngjashëm kolektiv duket se është në rritje anembanë Evropës Juglindore. Burimi i saj mund të ketë zanafillën në pakënaqësinë me kushtet lokale. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka paralajmëruar se Rusia e Putinit mund ta zgjerojë strategjinë e saj të agresionit, të dukshme në Ukrainë, edhe në Ballkan. Qeveria greke e ideologut majtist, Alexis Tsipras dhe koalicioni i tij Syriza kanë sfiduar Gjermaninë me kursin bazik të administratës së tyre. Destabilizimi po përhapet përtej kufijve të tokave arabe. Kush duhet të fajësohet për shkërmoqjen e konsensusit social në Kosovë, ku dikur populli ishte bashkuar për t'i rezistuar Serbisë? Evropianët perëndimorë – në Britani dhe Francë në mënyrë të veçantë – akuzojnë BE-në se po kufizon sovranitetin e tyre. Por Britania dhe Franca kanë pasur sovranitet dhe mirëqenie të pamohueshme për shekuj me radhë. Brukseli i premtoi Kosovës sovranitet dhe prosperitet, dhe dështoi ta bënte këtë punë. Në zemrat e shumë shqiptarëve të Kosovës, BE-ja nuk po durohet, qysh konsiderohet edhe në shtetet e pasura perëndimore, megjithëse këtu për arsye dukshëm të ndryshme. Shënim: Teksti në gjuhën angleze i këtij neni është i arritshëm në http://www.islamicpluralism.org/2477/a-great-fear-in-kosova. Note: The English-language text of this article is accessible at http://www.islamicpluralism.org/2477/a-great-fear-in-kosova. Tema të ngjashme: Albanian Muslims, Balkan Muslims, Bektashi Sufis, European Muslims, German Muslims, Kosovo, Macedonia, Montenegro, Muslim-Christian Relations receive the latest by email: subscribe to the free center for islamic pluralism mailing list Note: The content of external articles does not necessarily reflect the views of Center for Islamic Pluralism. |
Latest Articles |
|
home | articles | announcements | spoken | wahhabiwatch | about us | cip in the media | reports external articles | bookstore | mailing list | contact us | @twitter | iraqi daily al-sabah al-jadid |