|
Schwartz: Nikolici nuk ndryshon
nga Stephen Schwartz http://www.islamicpluralism.org/2050/schwartz-nikolici-nuk-ndryshon
Më 20 maj, Tomislav Nikolici u zgjodh president i Serbisë, në balotazhin e raundit të dytë kundër Boris Tadicit. Tadic - i cili kërkoi një mandat të tretë - si dhe partia e tij Demokratike, janë përshkruar si viktima të kundërshtimit populist serb ndaj masave të kursimit të Bashkimit Evropian. Nikolici, kandidat i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), kërkon që Serbia të anëtarësohet në BE, por favorizon koordinimin ekonomik me Rusinë, në vend të Evropës Perëndimore. Tadici tani kërkon postin e kryeministrit, shkruan analisti Stephen Schwartz, në "Weekly Standard". Nikolici fitimtar shkoi në Moskë më 26 maj, para inaugurimit të tij, që të bisedojë me Vladimir Putinin. Derisa ishte atje, Nikolici lëshoi një seri të vërejtjeve publike, që duhet të ketë pasur - për të thënë të paktën - një efekt sqarues tek eurokratët dhe të tjerët. Për Nikolicin dhe partinë e tij, pakënaqësia nacionaliste tejkalon çështjet e investimit. Ai njoftoi se bashkë me bashkëpunimin tregtar me Moskën, Serbia do të miratojë një sjellje "neutrale" dhe nuk do të aplikojë për anëtarësim në NATO. Presidenti i ri serb deklaroi po ashtu nga Moska se nuk do të bëj "tregti" - me pretendimet serbe që Kosova të mbetet territor i saj - për të fituar hyrjen në BE. Ai shtoi se Serbia mund ta njohë Abkhazinë dhe Osetinë Jugore - rajonet e Gjeorgjisë të pushtuara nga rusët në vitin 2008 - si shtete separatiste, si hakmarrje për mbështetjen ndërkombëtare për Kosovën e pavarur. Republika e Kosovës e ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 2008, dhe statusi i saj është pranuar nga 91 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Por, jo edhe nga Serbia. Nikolici ka shërbyer në regjimin e diktatorit Slobodan Milosevic gjatë intervenimit të NATO-s në vitin 1999, që e çliroi Kosovën nga dominimi i Beogradit. Por, ai kishte marrë lajka - në muajt para zgjedhjeve të Serbisë - nga mediat perëndimore. Ato e përshkruanin atë si një politikan i cili - ndonëse kishte lidhje të gjatë me ideologjinë ekstremiste serbe - e kishte hedhur mënjanë të kaluarën e tij. "Nikolici i ri" u tha se do të vë para qëllimeve tjera anëtarësimin e Serbisë në BE. Zyrtarët evropianë, megjithatë, kanë deklaruar se pranimi në BE duhet të bazohet në marrëdhëniet e rregullta diplomatike mes Serbisë dhe Kosovës. Pas kthimi të tij në Beograd, Nikolici dha dorëheqjen si kryetar i SNS-së, dhe u përurua më 31 maj. Por, Nikolici përforcoi bindjen se kostumi i ri politik e fsheh fanatizmin e tij nga luftërat ballkanike të viteve 1990. Ai e theksoi qëllimin e tij për t'u bërë Serbia "një anëtar i barabartë i BE-së", por pa hequr dorë nga Kosova. Në javën e tij të parë në post, ai i tha televizionit shtetëror në Mal të Zi se masakra serbe e tetëmijë burrave dhe djemve myslimanë boshnjakë, në Srebrenicë, në vitin 1995 - që çoi në angazhimin e SHBA-ve dhe të NATO-s për t'i dhënë fund luftës në Bosnje - "nuk ishte gjenocid".
Në kampanjën mes raundit të parë dhe të dytë zgjedhor në maj, Nikolici u intervistua nga ditorja e njohur gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung". Ai e mbrojti rrethimin serb të vitit 1991 të qytetit barok kroat të Vukovarit, në kufirin midis dy shteteve. Në sulmin në Vukovar, pjesa më e madhe e qytetit ishte shkatërruar dhe civilë të shumtë të pafajshëm, përfshirë edhe pacientët e plagosur në spitalin lokal, u vranë nga forcat paramilitare serbe. Sipas Nikolicit, Vukovari ishte një "qytet serb" të cilin kroatët nuk kishin asnjë arsye për ta rikthyer.
Asnjë nga këto nuk duhet të kenë qenë befasuese, duke pasur parasysh karrierën paraprake të Nikolicit. Nga kolapsi i ish-Jugosllavisë, e deri në themelet e SNS-së së tij "pro-evropiane" më 2008, Nikolici ishte një dishepull i shquar i Vojislav Seseljit, kreu të Partisë Radikale Serbe (SRS), nxitësit e organizatorit më të shfrenuar të dhunës në grupin që rrethonte Milosevicin. Seselji është aktualisht i paditur nga Tribunali i Hagës, për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit. Në vitin 2003, Seselji iu dorëzua gjykatës së OKB-së, dhe Nikolici mori përsipër drejtimin e SRS-së. Përveç që i ka shërbyer Milosevicit dhe Seseljit, ai kandidoi tri herë për presidencën ish-jugosllave dhe serbe, si aspirant i linjës më të ashpër. Fitorja e Nikolicit vjen në një kohë të keqe për Kosovën dhe rajonin. Zona e veriut të Kosovës, e qytetit të ndarë të minatorëve, Mitrovicës, dikur ishte një përzieje e shqiptarëve, serbëve, sllavëve myslimanë dhe të tjerëve, por që u bë një vendgrumbullim i nacionalisteve serbë që nga viti 1999. Disa nga këta të fundit jetojnë në Kosovë, ndërsa të tjerët kalojnë kufirin e pashënuar dhe të kontrolluar në mënyrë joefektive me Serbinë. Serbët kanë kryer fushata të vazhdueshme për të dëbuar banorët shqiptarë në enklavat veriore, dhe për të parandaluar kontrollin e kufirit nga qeveria shqiptare në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Serbët mbështesin "strukturat paralele" në veri të Kosovës - përfshirë qeverinë e veçantë dhe policinë - në kundërshtim me administratën ndërkombëtare në vend, që e quan veten Misioni i BE-së për sundim të rendit dhe ligjit në Kosovë (EULEX). Rusia e Putinit furnizon me ndihma serbët në zonën e tyre veriore, me konvoje të rregullta të kamionëve, derisa milicia serbe bllokon tregtinë me pjesë tjetër të Kosovës. Trupat e NATO-s kanë mbyllur kufirin Serbi-Kosovë në vitin 2008, pasi serbët lokalë u ngritën për të protestuar kundër pavarësisë së Kosovës dhe dogjën doganat dhe punktet e kalimit në dy fshatra, në Bërnjak dhe Jarinje, në veri dhe në perëndim të Mitrovicës. Në korrik të vitit 2011, autoritetet e Kosovës u përpoqën të kthejnë doganat dhe pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. U vra polici shqiptar i Kosovës, Enver Zymberi, e pesë të tjerë u plagosën. Stacioni i kontrollit në Jarinjë u dogj për herë të dytë nga një turmë serbe. Mediat serbe dhe kosovare raportuan njëjtë se zyrtarët e EULEX-it, të caktuar për të administruar Jarinjën, kanë ikur kur e kanë parë afrimin e njerëzve me maska e me uniforma. Punkti kufitar në Jarinje është rimarrë nga Forcat e NATO-s në Kosovë (KFOR), nën udhëheqjen e personelit të SHBA-ve. Siç kanë shkruar ditoret e moderuara të Prishtinës: "Shpëtimi vjen nga amerikanët."
Gjatë gjithë vitit të kaluar, kontrolli i kufirit Serbi-Kosovës u luhat me përpjekjet e EULEX-it dhe KFOR-it për të mbajtur praninë zyrtare kosovare. Duke barrikaduar rrugët dhe duke sulmuar punktet, serbët përdoren po ashtu rrugët e pakontrolluara për të vazhduar furnizimin e "strukturave paralele". Në shtator të vitit 2011, tetë amerikanë dhe një gjerman u sulmuan kur ata mbyllen një rrugë të tillë. Veriu i Kosovës mbetet i pazgjidhur. Në prill të vitit 2012, një bombë e vendosur në një shtëpi në Mitrovicë, ka vrarë një shqiptar kosovar, Selver Haradinajn, 38 vjeç, dhe plagosi gruan e katër fëmijët e tyre. Më 1 qershor, me Nikolicin në post në Serbi dhe me lansimin e shtuar të deklaratave militante kundër normalizimit të raporteve mes Serbisë dhe Kosovës, aksioni i ushtarëve të NATO-s për të larguar barrikadat në Zveçan, në veri të Kosovës, ka rezultuar në një ditë të përleshjeve në të cilën serbët kanë shtënë në forcat e KFOR-it, të udhëhequra nga amerikanët, që u përgjigjën me plumba gome dhe topa të ujit. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, e ka justifikuar veprimin nga KFOR-i, si vetëmbrojtje. [Shënim: Teksti në gjuhën angleze i këtij neni është i arritshëm në http://www.islamicpluralism.org/2049/new-serbian-president-favors-putin-opposes-nato.] [Note: The English-language text of this article is accessible at http://www.islamicpluralism.org/2049/new-serbian-president-favors-putin-opposes-nato.] Tema të ngjashme: Albanian Muslims, Balkan Muslims, European Muslims, Kosovo, Russia receive the latest by email: subscribe to the free center for islamic pluralism mailing list Note: The content of external articles does not necessarily reflect the views of Center for Islamic Pluralism. |
Latest Articles |
||||
home | articles | announcements | spoken | wahhabiwatch | about us | cip in the media | reports external articles | bookstore | mailing list | contact us | @twitter | iraqi daily al-sabah al-jadid |