|
Të pa kënaqur në ekzil
nga Stephen Schwartz http://www.islamicpluralism.org/2041/te-pa-kenaqur-ne-ekzil
Natyrisht, Rusia nuk ka qenë vendi i vetëm që ka institucionalizuar sistemin e burgjeve të ndërtuar në brutalizim ekstrem. Por, kampet e burgjeve sovjetike kanë strehuar aq shumë miliona njerëz sa që është mirëmbajtur lehtë një nënkulturë e deprivimit dhe e cila madje është zgjeruar. Në vendin më të vogël dhe në më të pafatin ndër shtetet komuniste, në Shqipërinë e Enver Hoxhës, numri i të burgosurve ishte shumë i madh në proporcion me madhësinë e vendit. Por, burgjet ishin më të vogla dhe viktimat ishin zvogëluar më lehtë në një lloj të nulitetit ambulantor. Shumë fakte të cilat më parë kanë qenë të panjohura për gulagun shqiptar tashti janë duke u mësuar pasi që po hapen arkivat. Por, të gjithë ata që kanë kaluar pak kohë në Shqipëri e dinë peshën e regjimit dhe të ideologjisë së tij që ishte aq e rëndë sa ua kishte shkatërruar apo fshirë personalitetet të burgosurve. Asgjësimi i karakterit të individit në mënyrë të hapur urrehet në këto dy libra, të cilat i përshkruajnë emigrantët shqiptarë në Greqi dhe Itali, vende fqinje të Shqipërisë. Këta nuk janë të pabindurit që tejkalojnë të gjitha vështirësitë dhe as ndërmarrës energjik me vullnet për t'u themeluar në biznes e as në shkelës të ligjeve. Jo, refugjatët nga Shqipëria janë diçka tjetër. Ata janë degraduar aq shumë nga forma specifike e komunizmit në vendin e tyre të vogël dhe të izoluar sa që duken se janë të deprivuar edhe nga ndjenjat normale. Ata emigrantë që e urrejnë veten, që i ka bërë memec përvoja e tyre dhe që verbërisht kërkojnë një jetë tjetër të cilën ata e njohin aq pak dhe nga e cila presin edhe me pak. Atyre u mungon vetëbesimi i banditëve rusë jo më pak se që ju mungon edhe fanatizmi fundamentalistëve myslimanë. Ata janë zvogëluar në asgjë dhe kërkojnë mënyrën për t'u bërë diçka. Gazmend Kapllani, autori i "A Short Border Handbook", në këtë, është rast që dallon, duke mos i duruar rivalitetet nacionale në mes shqiptarëve dhe grekëve dhe ka fituar një pozitë të konsiderueshme si gazetar i shtypit dhe i radios në Athinë. " Ka diçka heroike në mënyrën se si emigranti e braktisë vendin e tij të lindjes" shkruan ai. Emigranti që e urren veten nuk mundet lehtë ta mësoj gjuhën e vendit të tij të ri dhe kjo papërdorshmëri i duket këtij të jetë fyese për vendasit kështu që ai hesht. "Më mirë memec se bezdisës". Nëse është i shtyrë të protestoj ndaj reagimit irritues, për shkak të të folurit të dobët të greqishtes, imigranti urrejtës i vetvetes dëshiron të pyes:" Pse ju keni kaq shumë frikë? Unë e dua këtë vend". Kapllani e përshkruan efektin e vet-urrejtjes kur ai vëren që afrikanët të cilët tentojnë të vijnë në Evropë i djegin letrat e tyre të identitetit që të parandalojnë kthyerjen në vendet e tyre nëse kapen. Për ta " vdekja nuk mund të kafshoj", e cila shprehje përdoret për të treguar se ata e kanë humbur vullnetin për të jetuar. Njerëz të tillë ende provojnë të kalojnë kufij. Nga një herë provojnë aq shpesh (siç tregon Kapllani) sa që njëri, i cili në mënyrë të pasuksesshme, kishte hyrë në Greqi 34 herë brenda shtatë viteve sa që nga shtatë vite të qëndrimit në Greqi, tri vite i kishte bërë duke i kaluar kufijtë dhe në qendrat e paraburgimeve. Në vitin 1991 në Shqipëri ra komunizmi, më në fund, kurse emigrantët shqiptarë tashti kishin të bënin vetëm me një palë roje armiqësore kufitare. Si shtesë, aty ku rojet komuniste shqiptare do të vrisnin emigrantët potencialë, grekët, thjeshtë, vetëm i procedonin dhe i deportonin. Disa, sikur Kapllani, patën shumë fat pasi që kishin gjetur shokë dhe patronë.Në të dy librat, seksi është burim i turpit dhe i poshtërimit të mëtejmë. Një herë që u vendosën në Greqi, emigrantët e kronikës së Kapllanit, e panë se janë të mirëseardhur që të kalojnë kohë në sallat ku shfaqen filmat pornografik por shtëpitë e prostitucionit mbajnë shenjën:" Vetëm për grekët", e shkruar në shqip dhe në greqisht. Natyrisht, gratë refugjate janë pre seksuale e shoferëve dhe të tjerëve të cilët u ndihmojnë të degraduarve të lëvizin para dhe mbrapa. Kronika e Ornela Vorpsit është kronikë në të cilën korruptimi i instinkteve njerëzore është gati total. Është sekuencë e episodeve në të cilën disa vajza dhe gra, tregime e të cilave janë bërë bashkë sikur të ishin tregim i vetëm një personi, në mënyrë të vazhdueshme keqtrajtohen nga burrat, familja por edhe nga fqinjët. Libri "The Country Where No One Ever Dies" fillon me atë se të gjitha vajzat shqiptare rriten duke menduar se janë prostituta nga natyra: Nëse rriten dhe martohen dhe nëse burrat e tyre burgosen, atëherë ato e qepin organin seksual për ta ruajtur veten kur të lirohen këta të burgosur. Vorpsi e nxjerr në sipërfaqe një vet-urrejtje që e përfshinë qenien e emigrantit femëror. Në një tregim, vajzat dërgohen për stërvitje ushtarake dhe vendosen në bunkerët e famshëm mbrojtës të ndërtuar nga regjimi i Hoxhës të cilët ende e mbulojnë Shqipërinë. Ato e shohin që bunkerët janë përdorur si nevojtore. Por, ato zbulojnë se ushtrimi me armë shkakton shurdhimin që "është normal pas shkrepjes së pushkës nga brendia e bunkerit". Vorpsi, duke dhënë edhe shembuj tjerë, tregon se këto vajza e kanë kushtëzuar aq shumë veten me vet-urrejtje sa që edhe këto largohen nga vendi i tyre. Mësimi, që është shumë i rëndësishëm, të cilin e marrim këtu, është se emigrantët nga vendet e varfra mund të mos emigrojnë thjeshtë vetëm për shkak të mundësive por për shkak të vet-respektit. Komunizmi apo nacionalizmi këtyre u ka premtuar çdo gjë por nuk u ka dhënë asgjë. A Short Border Handbook (Doracak i shkurtër për kufij), Gazmend Kapllani, botoi: Portobello The Country Where No One Ever Dies (Vendi në të cilin kurrë nuk vdes askush), Ornela Vorpsi, botoi: Dalkey Archive Shënim: Teksti në gjuhën angleze i këtij neni është i arritshëm në http://www.islamicpluralism.org/1548/a-short-border-handbook. Note: The English-language text of this article is accessible at http://www.islamicpluralism.org/1548/a-short-border-handbook. (Përktheu: Daut Dauti) Tema të ngjashme: Albanian Muslims, Kosovo receive the latest by email: subscribe to the free center for islamic pluralism mailing list |
Latest Articles |
||||
© 2025 Center for Islamic Pluralism. home | articles | announcements | spoken | wahhabiwatch | about us | cip in the media | reports external articles | bookstore | mailing list | contact us | @twitter | iraqi daily al-sabah al-jadid |