![]() ![]() ![]() |
|
Një Nobel për Paqen e munguar në Ballkan
nga Stephen Schwartz http://www.islamicpluralism.org/2118/nje-nobel-per-paqen-e-munguar-ne-ballkan [Shkurtuar. Artikulli tërë mund të lexohet në gjuhën angleze duke shkuar në http://www.islamicpluralism.org/2116/the-nobel-peace-prize-and-the-eu-in-the-balkans]. Laureati i çmimit "Nobel" për vitin 2012, Bashkimi Evropian u lavdërua nga Komiteti përzgjedhës norvegjez se "ka kontribuuar në konsolidimin e paqes, pajtimit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Evropë". Mes sukseseve të shumta, norvegjezët gjithashtu e kanë vlerësuar BE-në për disa arritje të supozuara në Ballkan. Dhe e kanë bërë këtë gjë në një mënyrë që duket thjesht si e pandershme.
Mali i Zi, përveç korrupsionit endemik që e përshkon, ka dështuar në garantimin e lirisë së shtypit që është konsideratë parësore për pranimin në BE. Trajtimi i dëshirës së nxehtë për të pranuar Serbinë, nxitëse e luftërave mizore në Ballkan dy dekadat e shkuara, ndonëse burim krenarie për BE-në, po zbehet në mënyrë domethënëse. Serbia tashmë qeveriset nga Tomislav Nikoliç, një ish-bashkëpunëtor i Vojisllav Sheshelit. Aspekti më shqetësues i vlerësimit që Komiteti Norvegjez për Nobelin i bëri aktiviteteve të BE-së në Ballkan ishte mungesa në motivacionin e Çmimit të Paqes e përmendjes së dy vendeve, të cilat qëkurse Jugosllavia filloi të krisej në vitin 1990, kanë qenë subjekte të moniotorimit më të rreptë nga ana e BE-së. Këto janë Bosnje-Hercegovina dhe Kosova. Falë BE-së, Bosnje- Hercegovina do të mbetet përherë formalisht e ndarë.
Kosova gjithashtu ka shumë pak se çfarë të tregojë sa i përket operacioneve të zgjatura të agjencive të BE-së që janë autoritetet e vërteta mbi republikën e zgjedhur nga qytetarët. Veriu i Mitrovicës është e facto i ndarë dhe i pushtuar nga strukturat paralele ilegale serbe që përfshijnë milicinë e parregullt, apo edhe policë dhe zyrtarë politikë që hyjnë nga Serbia. Sipas librit të fakteve të CIA-s, papunësia në Kosovë shkon në 45% në vitin 2011. Edhe njëherë burimet vendase pretendojnë shifër më të lartë.
Korrupsioni është i gjithë pranishëm, pakënaqësia po përhapet dhe agjitatorë radikalë kanë depërtuar në drejtimin e komunitetit mysliman në të dyja vendet. Nisur nga ky dështim flagrant i "humanizmit" të BE-së në këto dy vende është e qartë se përse ato nuk duheshin përmendur në përlavdërimin e Komitetit Norvegjez të Nobelit. Është e turpshme dhe dëshmon më së miri kapacitetin e këtij komiteti për vetëmashtrim. Tema të ngjashme: Albanian Muslims, Bosnian Muslims, European Muslims, Kosovo, Montenegro, Muslim-Jewish Relations receive the latest by email: subscribe to the free center for islamic pluralism mailing list Note: The content of external articles does not necessarily reflect the views of Center for Islamic Pluralism. |
Latest Articles |
|||||
home | articles | announcements | spoken | wahhabiwatch | about us | cip in the media | reports external articles | bookstore | mailing list | contact us | @twitter | iraqi daily al-sabah al-jadid |