|
Sjellja diskriminuese e perëndimorëve
nga Stephen Schwartz http://www.islamicpluralism.org/2347/sjellja-diskriminuese-e-perendimoreve
"Jose-Manuel Gargllo, ministër i Jashtëm, i tha "Financial Times": "Nëse Skocia bëhet e fiton pavarësinë në përputhje me procedurat legale dhe institucionale, ajo do të kërkojë pranimin në BE. Nëse këto procedura kanë qenë me të vërtetë legale, kjo kërkesë do të konsiderohet. Nëse nuk kanë qenë, atëherë jo", tha ai. Ndërkohë që refuzoi të komentonte drejtpërdrejt mbi aty nëse Spanja do të vendoste veto ndaj pranimit të Skocisë në BE pas një referendumit për pavarësinë, ai këmbëngulte se rastet e Skocisë dhe Katalonjës janë "thelbësisht të ndryshme". Spanja me sa duket ka pranuar se Europa përfshin dy klasa kombesh: ato që e meritojnë pavarësinë nëse e dëshirojnë atë, si skocezët, dhe ata të cilëve u duhet mohuar pavarësia, edhe kur ajo është e njohur, si në rastin e Kosovës, nga 107 vende anëtare të OKB-së. Spanja ka refuzuar të pranojë sovranitetin e Kosovës. Mos vallë spanjollët konsiderojnë se procesi përmes të cilit u çlirua Kosova ishte ilegal? Kosova u çlirua përmes aksionit ushtarak nga ana e NATO-s, me pjesëmarrjen e Spanjës. Në të vërtetë është bërë e njohur se forcat ajrore spanjolle ishin të parat që bombarduan Beogradin në vitin 1999. Ushtria spanjolle u përfshi pas konfliktit në në administrimin e Kosovës. Këto vendim vështirë se mund të kenë qenë ilegale. Komentet e Margallo-s vijnë menjëherë pas nismës së Holandës për të bllokuar kandidaturën e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Mbi këtë çështje, Spanja e rënë ekonomikisht dhe Holanda e pasur bashkohen: ato duhet, mesa duket, të ruajnë portat e Europës kundrejt invazionit shqiptar. Duke mbetur tek argumentet e Margallo-s, a mundet që çështja e Skocisë të dallohet nga ajo e Katalonjës? Ngjashmëritë janë më të dukshme, duke nisur me historinë: Skocia e humbi pavarësinë më 1707 dhe Katalonja, si pjesë e mbretërisë Aragoneze, u nënshtrua nga Kastilianët më 1714. E megjithatë, ndryshimet mes të dyja rasteve janë të pamohueshme. Skocia është me disavatazhuar sesa Katalonja. Skocezët janë të privuar nga të ardhurat e naftës së tyre në Detin e Veriut, ndërsa Barcelona, kryeqyteti i Katalonjës, organizon të përvitshmin "Mobile World Congress", një panair i madh teknologjik. Skocisë i kanë grabitur kulturën e saj antike kelte: nga 5.3 milionë skocezë në vend, vetëm 1.5% flasin "Scots Gaelic"-Keltishten skoceze; kjo sipas faqes "Ethnologue", me autoritet në statistikën gjuhësore. Në të kundërt, nga 8 milionë katalanas etnikë, 7 milionë flasin gjuhën katalane, ose ndryshe gati 90%. Skocezët janë populli më i shpërndarë në botë. Si pasojë e një politike brutale të dëbimit me forcë në shekullin e 19-të, të njohur si "Highland Clearances" – "Pastrimi i Malësisë", skocezët mbetën vetëm 4.4 milionë në vendin e tyre, me 6-11 milionë në SHBA dhe rreth 5 milionë në Kanada. Katalanasit shumë rrallë i kanë "eksportuar" bijtë e tyre. Duhet të vihet në dukje, gjithsesi, se kolonia spanjolle e Kalifornisë u themelua në fundin e shekullit të 18-të kryesisht nga kalanas dhe malorkezë. Ai përçmohen kosovarët nga spanjollët? Duke patur parasysh shumicën myslimane në Kosovë, ne mund t'i vëmë fajin frikës nga Islami për kundërvënien spanjolle të njohjes së Republikës së Kosovës, por as Spanja në përgjithësi, apo Katalonja në veçanti, nuk kanë dëshmuar urrejtje për myslimanët që ndodhen gjetiu në Europë. A janë spanjollët të prekur nga uniteti kulturor ndërnacional i shqiptarëve? Identiteti gjuhësor ka mbetur i fortë i fortë si mes shqiptarëve ashtu edhe mes katalanasve. Nëse shqiptarët janë të ndarë mes Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë Jugore dhe Greqisë, po kështu edhe katalanasit janë të ndarë mes Katalonjës dhe rajoneve autonome në Spanjë, si Valencia dhe ishujt Balearë, me pjesë të Aragon dhe Murica-s, sikurse edhe mikroshteti i pavarur i Andorës dhe departamenti i Rosello-s në juglindjen e Francës. Njësoj si shqiptarët, me kolonitë në Siçili dhe Kalabri, katalanasit kanë gjurmë të mbijetesës së tyre "përtej" detit, në L'Alguer-Algero, në ishullin italian të Sardenjës. Skocezët dhe katalanasit janë të ngjashëm për gjëra të tjera. Skocezët mund të votojnë këtë vit, në referendumin e pavarësisë të parashikuar për në 18 shtator 2014, që të shkëputen nga Mbretëria e Bashkuar. Katalonja do të votojë në një votim të ngjashëm në 9 nëntor 2014. Ndërsa treguesit për ndarje në shumicën e skocezëve po rriten, unë dyshoj se katalanasit do të votojnë për pavarësi të plotë, ndonëse kam mbështetur gjithmonë aspiratat nacionale të katalonjasve. Kjo vjen ngaqë katalanasit janë popullsia më anti-militariste në Europë, dhe sipas mendimit tim, asnëjherë, nuk do të adoptojnë një buxhet ushtarak, apo do të aplikojnë për t'u anëtarësuar në NATO, siç mund ta imagjinojmë se do të ndodhë me Skocinë.Skocezët kanë derdhur gjakun e tyre në mbrojtje të Anglisë edhe në beteja shumë larg shtëpisë së tyre. Katalanasit si shqiptarët përherë kanë mbështetur guerrilasit në luftë kundër sunduesve. Katalanasit kanë figura si Francesc Sabate Llopart(1915-1960), i cili luftoi me armë në dorë kundër regjimit të Franco-s, në një mënyrë identike me Qerime Shota galicën dhe shumë shqiptarë të tjerë. Njësoj si katalanasit, shqiptarët e mbrojnë trashëgiminë e tyre kulturore, veçanërisht në letërsi.Kjo sjell rritim mes spanjollëve, qëkurse shkollat publike në të gjithë zonat autonome spanjolle "autonomias", apo edhe autoritetet rajonale, kanë adoptuar kutikula që pasyqrojnë arritjet lokale më shumë sesa dominimin e kulturës kastiliane. Centralistët në Madrid nuk e pëlqejnë primatin e një klasiku katalanas, Tirant lo Blanch(i botuar në 1490) kundrejt "Don Kishotit" në shkolla, njësoj sikurse Jugosllavai e dominuar nga serbët ndalonte dikur Lahutën e Malcis të Gjergj Fishtës, e cila i bën homazh unitetit kombëtar dhe i detyronte kosovarët që të studionin poemën anti-myslimane dhe të dhunshme "Kurora e Maleve" e malazezit Njegosh. Unë besoj se pretendimi i katalanasve do të kënaqet nëse rajoni do të përfitojë koncesione fiskale që i kanë baskët prej shekujsh. Baskët i mbledhin vetë taksat e tyre dhe dërgojnë një pjesë në Madrid, ndërsa Katalonja u bindet taksave të Madridit, shumë e ngjashme kjo me ish-republikat jugosllave dhe krahinat autonome që vuanin nga kontrolli financiar i Beogradit. Si përfundim, Spanja e ka bërë zgjedhjen e saj- të mbështesë sjelljen diskriminuese të evropianoperëndimorëve kundër atyre që unë i quaj "kombi i së ardhmes"-shqiptarëve. Gjithsesi ne që i duam shqiptarët mund të kemi hakmarrjen tonë, paqësisht. Shumë nga plazhet e Spanjës, që janë një burim i madhe ekonomik, janë të ndotura dhe jo më tërheqëse për turistët(në këtë kuadër Kosta Brava në Katalonja ofron një shembull të shëndetshëm të mbrojtjes mjedisore, krahasuar me kushtet katastrofike në vende të tjera). Brigjet e Shqipërisë janë të paprekura dhe kështjellat e torjve shqiptare mbeten për t'u zbuluar nga shumë vizitorë. Kafenetë e Tiranës dhe të Prishtinës janë gjithë gjallëri dhe të ndryshme. Le t'i bëjmë Kosovën dhe vendet e tjera shqiptaren një fener qytetërimi, lirie dhe mikpritjeje që do ta lërë Spanjën mbas, me apo pa Katalonjën dhe të turpëruar për fanatizmin e saj. Por le të mos harrojmë se kush qëndroi në krah të Kosovës dhe kush refuzoi që të ishte me të, në një shfaqje hipokrize bruto, teksa i dhuron një favor politik Skocisë. Shënim: Teksti në gjuhën angleze i këtij neni është i arritshëm në http://www.islamicpluralism.org/2343/newborn-spain-scotland-kosova/. Note: The English-language text of this article is accessible at http://www.islamicpluralism.org/2343/newborn-spain-scotland-kosova/. Tema të ngjashme: Albanian Muslims, Balkan Muslims, Bektashi Sufis, European Muslims, Kosovo, Macedonia, Montenegro receive the latest by email: subscribe to the free center for islamic pluralism mailing list Note: The content of external articles does not necessarily reflect the views of Center for Islamic Pluralism. |
Latest Articles |
|
home | articles | announcements | spoken | wahhabiwatch | about us | cip in the media | reports external articles | bookstore | mailing list | contact us | @twitter | iraqi daily al-sabah al-jadid |