![]() ![]() ![]() |
|
Eksperti amerikan: Përfshirja e shqiptarëve në "Shtetin Islam" (IS) dëmton imazhin e luftës çlirimtare në Kosovë
nga Blerim Mustafa http://www.islamicpluralism.org/2478/eksperti-amerikan-perfshirja-e-shqiptareve-ne
"Përfshirja kontribuon në stereotipet e këqij dhe nga pretendimet e rreme se lufta çlirimtare e Kosovës ka qenë një përpjekje xhihadiste. "Si në raste të tjera, radikalët islamikë janë duke bërë punën e Serbisë në dobësimin e reputacionit të shqiptarëve." Kosova dhe Shqipëria janë një nga vendet në Evropë me popullsi me shumicë myslimane. Pas shfaqjes së IS në Lindjen e Mesme, disa shqiptarë janë bashkuar kësaj organizatë për të mbështetur përpjekjet e Shtetit Islamik Në lidhje me marrëdhëniet e ngushta të Shqipërisë dhe Kosovës me SHBA-në, eksperti amerikan beson se përfshirja e shqiptarëve "është shkatërruese dhe e rrezikshme për të ardhmen e të gjithë shqiptarëve." Pavarësisht se Shteti Islam (IS) është përcaktuar si një organizatë terroriste nga SHBA, Kanada, Indonezia dhe Turqia, dhe nga organizatat ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara (UN), rreth 250 shqiptarë janë bashkuar kësaj organizatë në Siri dhe Irak. Për më tepër, eksperti amerikan thekson se mbështetja për IS në mesin e myslimanëve në Ballkan përfshin disa faktorë si stagnimi ekonomik, ideologjia radikale (rrallë) dhe dëshira për t'u hakmarrë krimet e kryera nga regjimi i Asadit në Siri. "Tentativat në zhvillim në mes të muslimanëve autoktonë në Ballkan, në lidhje me mbështetjen për IS, duket të përfshijë një bashkim i ideologjisë radikale islamike (rrallë), pretendimet personale, dëshpërimet të shkaktuara nga disavantazhet ekonomike, papunësisë veçanërisht të lartë, aventurizmi, dhe kriminaliteti. "Në të njëjtën kohë, nuk mund të injorohet masakrat tronditëse nga regjimi i Asadit dhe dëshirën e shumë muslimanëve sunitë në botë për t'iu përgjigjur mizorive të tilla. "Dështimi i fuqive botërore për të vepruar kundër regjimit të Damaskut kanë ndihmuar në krijimin e Shtetit Islamik (IS). Disa vite më pare, une kam paralajmëruar publikish kunder kësaj ngjarjeje në Uashington." Në lidhje me veçantitë që rrethojnë me kthimin e luftëtarëve në vendet përkatëse, zotëri Schwartz beson se riintegrimi nuk është një opsion dhe beson se Kosova dhe Shqipëria duhet të marrin masa për të kriminalizuar përfshirjen e shqiptarëve në IS. Ekspertët e inteligjencës kanë paralajmëruar në shumë raste luftëtarët e kthyer mund të kryejnë sulme kur kthehen në vendet e tyre. "Unë nuk e shoh riintegrimin si një opsion. Përfshirja në luftimet në Siri dhe Irak duhet të dënohet nga ulema islamik në Ballkan dhe të kriminalizohet nga qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë," thotë eksperti amerikan për Presheva Jonë. Shënim: Teksti në gjuhën angleze i këtij neni është i arritshëm në http://www.islamicpluralism.org/2464/us-expert-involvement-of-albanians-in-the-islamic Note: The English-language text of this article is accessible at http://www.islamicpluralism.org/2464/us-expert-involvement-of-albanians-in-the-islamic Tema të ngjashme: Albanian Muslims, Balkan Muslims, European Muslims, Iraq, Kosovo, Macedonia, Montenegro, Muslim-Christian Relations receive the latest by email: subscribe to the free center for islamic pluralism mailing list Note: The content of external articles does not necessarily reflect the views of Center for Islamic Pluralism. |
Latest Articles |
|
home | articles | announcements | spoken | wahhabiwatch | about us | cip in the media | reports external articles | bookstore | mailing list | contact us | @twitter | iraqi daily al-sabah al-jadid |